Kryeministri, Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke postuar në rrjetin e tij social “facebook”, pamje nga shkolla e rilindur në Sukth.

Shkolla “Dhosi Liperi” ka hapur dyert për 300 nxënësit e saj me kushte sipas standardeve të BE-së, shkruan kryeministri.

Kjo shkollë bëhet pjesë e 18 objekteve arsimore të reja në 3 vitet e fundit në Durrës.

Postimi i plotë:

MIRËMËNGJES 😊

dhe nga shkolla e rilindur e mesme e përgjithshme ‘’Dhosi Liperi’’ në Sukth, që ka hapur dyert e dijes për 300 nxënësit e saj me kushte mësimore sipas standardeve të BE-së, duke u bërë pjesë e 18 objekteve arsimore të reja në 3 vitet e fundit në Durrës, ju uroj një ditë të mbarë🙏