Ish-deputeti Halit Valteri ka kallzuar në SPAK Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin për fshehje të të ardhurave.

I ftuar në “Zona Zero”, Valteri tregoi se kishte kallzuar për Metën e Kryemadhin:
1. Korrupsion i Pasiv I Zyrtareve Te Larte Ose Te Zgjedhurve Vendore, Neni 260 Kodit Penal.

2. Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim, Neni 257?a Kodit Penal.
3. Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, Neni 287 Kodit Penal

4. Fshehja e te ardhurave, Neni 180 Kodit Penal

5. Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, Neni 301 Kodit Penal.

6. Çelja e llogarive anonime, Neni 287?a Kodit Penal.

Ish kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi nuk rezulton të ketë deklaruar asnjë nga llogaritë bankare në Zvicër dhe vendet të tjera europiane përfshi edhe Qipron nga ku janë bërë pagesa apo ka marrë edhe para nga kompanitë off shore. Për më tepër në një nga faturat e transfertave bankare Kryemadhi rezulton se ka marrë para në formë dividenti nga ana e kompanive off shore me lidhje ruse.

Ky fakt është një shkelje e ligjit për të cilin deputeti humb menjëherë mandatin sepse ka bërë deklarim të rremë, por edhe vendoset nën hetim. Nëse hetimi cerfitikon vërtetësinë e dokumenteve që implikojnë Kryemadhin, atëherë mbi deputeten e Partisë së Lirisë rëndojnë disa akuza, që nga ajo e deklarimit të rremë, pastrimi i parave, fshehje të pasurisë.

Hapi i parë në këtë rast duhet të kryet nga SPAK, i cili minimalisht duhet të verifikojë duke parë deklarimin e pasurive të bëra nga Monika Kryemadhi.