Fansat e Luiz Ejllit nuk janë vetëm në Shqipëri. Po ashtu, përmes Big Love ka mësuar se ka mbështetje edhe përtej kufirit.

Kevin Jacobs, ish-fituesi i Big Brother Vip Canada ka reaguar në rrjetet sociale duke vlerësuar strategjinë e tij pasi dje mori zarfin e zi duke cuar veten në televotim bashkë me Armaldon e Kristin, të cilët kishin hyrë në tualet së bashku duke thyrë rregullat.

Shpesh herë Luizi është shprehur gjatë qëndrimit të tij brenda BBV se ai ka ndjekur disa edicione të këtij formati nga shtete të ndryshme për të mësuar se si funksionon loja.

Luiz Ejlli merr mesazhin e papritur nga ish-fituesi i Big Brother në Kanada