Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka takuar sot ministrin e Drejtësisë të Italisë, Carlo Nordio. Manja u takua me homologun italian në Konferencën e Ministrave të Drejtësisë, që po zhvillohet në Londër.
“U takuam për herë të parë në konferencën e ICC për hetimin e krimeve Ruse në Ukrainë, që u zhvillua sot në Londër por duket sikur njiheshim prej kohësh. Dy ish-prokurorë me pozicione aktuale Ministra të Drejtësisë në vendet tona fqinje”, theksoi Manja.
“Me mikun tim italian Carlo Nordio u përshëndetëm me premtimin që takimin e radhës e kemi në Tiranë”, shkroi Manja, në një postim në rrjetet sociale.
Ministri Manja po merr pjesë sot në Konferencën e Ministrave të Drejtësisë, në Londër për të riafirmuar mbështetjen e Shqipërisë, qeverisë shqiptare dhe popullit shqiptar në hetimin e krimeve të luftës mbi popullsinë civile në Ukrainë në kuadrin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare.