Kylian Mbappé ishte njeriu ku u fokusuan gazetarët pas eliminimit të PSG-së në Mynih nga Bayerni. Dhe, siç ishte logjike, ai u pyet për të ardhmen e tij: Një tjetër zhgënjim. Deri kur?
“Nuk e di, tani po flasim për këtë sezon, është gjëja më e rëndësishme, nuk më intereson asgjë tjetër, humbëm kundër një ekipi të madh dhe tani kemi kampionatin dhe shpresojmë ta fitojmë”, – tha “ylli” francez në zonën mikse.
“Duhet të rishikoj të ardhmen time? Jo, jo… Jam i qetë, e vetmja gjë që ka rëndësi për mua këtë sezon është fitimi i ligës dhe pastaj do të shohim”, – këmbënguli Mbappe.
Për eliminimin e pritshëm pas atij rezultati në takimin e parë, ai tha:
“Jemi të zhgënjyer. Është e drejtë, duhet të vazhdojmë, duhet të kalojmë në diçka tjetër. Ata kanë një ekip të ndërtuar për të fituar Ligën e Kampionëve. Ky është maksimumi ynë, kaq. Ne do të pyesim veten ku jemi dhe të kërkojmë të fitojmë kampionatin.’
Kritika në Francë pas eliminimit
Mbappe, kapiteni i PSG-së, ishte një nga lojtarët e vënë në shënjestër nga shtypi francez pas eliminimit në Champions League.
“Ai kishte frikë nga bavarezët, u përballë me një kundërshtar të fortë si Dayot Upamecano. Në daljen e tij të pare, në minutën dyrë, menduam se do të argëtohej.
Por sulmuesi nuk e ndezi zjarrin siç pritej. E mbylli ndeshjen i mërzitur me shiritin e kapitenit në krah,” – ka shkruar L’Equipe, që e vlerëson sulmuesin me notën 3 nga 10, të njëjtën notë që ka marrë Leo Messi. Më dobët është vlerëuar vetëm Verrati, me notën 2.