Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida zhvilloi një vizitë të papritur në Kiev në një kohë kur presidenti kinez Xi Jinping ndodhej në një vizitë zyrtare në Moskë, duke u përpjekur të promovojë propozimin e Pekinit për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.
Nga ana e tij, kryeministri i Japonisë deklaroi se pushtimi rus është “një turp që minon themelet e rendit juridik ndërkombëtar” dhe premtoi të vazhdojë të mbështesë Ukrainën derisa paqja të kthehet në vend.
Kishida është lideri i parë japonez i pasluftës që hyn në një zonë lufte dhe për shkak të parimeve të tij pacifiste, mbështetja e Japonisë për Ukrainën është e kufizuar në pajisje jo-vdekjeprurëse dhe ndihma humanitare.