Mbi 164 mijë fëmijë kanë përfituar nga bonusi i bebes që nga momenti që ka hyrë në fuqi vendimi. Është kryeministri Edi Rama që jep lajmin.
“Dhe me kënaqësinë që deri tani kemi mbështetur mbi 164 MIJË fëmijë që kanë përfituar bonusin e bebes nga janari 2019, ju uroj një të diel të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Qeveria mbështet me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 lekë për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë.