Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali njoftoi ndryshimet në ligjin për mbështetjen dhe krijimin e start up-eve, të miratuata pas mbledhjes së qeverisë.
“Sot në mbledhjen miratuam ndryshimin e ligjit për mbështetjen dhe krijimin e start up-eve. Ndryshimet në këtë ligj bëhen për efekt të përfshirjes së një koncepti ‘nomadët dixhitalë’, që sipas ligjit njihen si punonjësit lëvizës dixhital, që shfrytëzojnë teknologjinë për të mos punuar nga një vend fiks por lëvizin në të gjithë botën.
Një iniciativë që është përqafuar nga shumë vende të botës. Sipas indeksit Work form Everywhere, në 2021 Shqipëria renditej e 15-ta në Evropë për potencialin që ka për të përthithur këtë target grup. Në Shqipëri janë aktualisht 100 nomadë dhe nëpërmjet rregullimit ligjor, tashmë nuk do të konsiderohen rezidentë tatimorë dhe do të kenë të drejtën që deri në një vit të punojnë nga Shqipëria për të gjithë botën”, tha ajo.