Kiara Tito ka reaguar për herë të parë pas eliminimit të saj nga BBV. E ftuar në “Fan Club”, ish-banorja u përlot duke thënë se tashmë i duket sikur i ka ikur një pjesë e shpirtit. “Tani më duket sikur më ka ikur një pjesë e shpirtit tim. Kam kaluar 90 ditë aty brenda”, u shpreh Kiara.

E pyetur nëse do të bënte diçka ndryshe, Kiara tha se nuk ishte penduar për asnjë gjë që ka bërë brenda shtëpisë. Një përgjigje, ish-konkurrentja e kishte dhe për kritikat për marrëdhënien e saj me Luizin, që është shoqëruar nga debate të shpeshta.

“Diskutime çiftesh kemi të gjithë. Është më se normale të debatosh dhe t’i kërkosh llogari partnerit tënd. Dhe ne pas 5 minutash, kemi përqafuar, jemi puthur”.