Presidenti i Republikës, Bajram Begaj pret ditën e nesërme në një vizitë zyrtare Presidentin e Austrisë, Alexandër Van der Bellen.

Lajmi është konfirmuar nga Presidenca, teksa përmes një njoftimi për mediet është bërë me dije edhe agjenda që do të ndiqet Van der Bellen.
Agjenda e vizitës:

Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës.
11:45 – Deklarata për media e dy Presidentëve duke vijuar më tej me një Konferencë të përbashkët për media.
17:00- Do të zhvillohet Forumi Ekonomik në Hotel Rogner (Antigonea 2), ku të dy Presidentët do të mbajnë gjithashtu fjalën përkatëse.