18 tanke Leopard 2, të ofruara nga Gjermania, kanë mbërritur sot në Ukrainë.
Gjermania premtoi të dërgonte tanket e betejës pas negociatave të gjata midis partnerëve të NATO-s. Përveç 18 tankeve kryesore të betejës, 40 automjete luftarake të këmbësorisë gjermane Marder dhe dy automjete të blinduara rikuperimi kishin arritur gjithashtu në Ukrainë, shkruan Sky News.
Ushtria gjermane trajnoi ekuipazhet e tankeve ukrainase, si dhe trupat e caktuar për të operuar automjetet Marder për disa javë në terrenet e stërvitjes në Muenster dhe Bergen në Gjermaninë veriore.
Së bashku me automjetet gjermane, në Ukrainë arritën edhe tre tanke Leopard të dhuruara nga Portugalia.