Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka konsideruar zgjedhjet vendore të 14 majit si historike. Ai thotë me bindje se opozita do të fitojë dhe do të vijë ndryshimi rrënjësor në të gjitha Bashkitë.
“Zgjedhjet e 14 Majit do të jenë historike! Ato do të sjellin transformimin rrënjësor të Bashkive tona dhe buxhetet e tyre do të jenë vetëm në funksion të interesave dhe shërbimeve ndaj qytetarëve”, shkruan Meta.
“Bashkë fitojmë” do të quhet koalicioni i Sali Berishës me Ilir Metën, Vangjel Dulen e Nard Ndokën në zgjedhjet e 14 majit. Arritja e marrëveshjes për koalicionin “Bashkë fitojmë” u bë pas ditësh të tëra negociatash e takimesh mes Berishës e Metës, Ndokës e Dules. Në koalicion të përfshirë nuk janë parti të tjera të spektit të djathtë, me të cilët kreu i Rithemelimit thotë se ka dakordësi politike për të mbështetur në terren kandidatët e dalë nga primaret për kryebashkiakë.