Mjekja, Rubini Leontari në Larisa tha se 7 prej trupave të viktimave të aksidentit tragjik ishin djegur totalisht dhe identifikimi i tyre mund të bëhet vetëm nëpërmjet një analize ADN-je. Ajo tha se bëhet fjalë për studentë të cilët po udhëtonin në tren.
“Është një detyrë shumë e vështirë sepse trupat janë në gjendje shumë të keqe, do të duhen shumë orë, ndoshta edhe deri pasdite, fatkeqësisht trupat vazhdojnë të vijnë. Pasi të ketë mbaruar kjo fazë e dhimbshme për ne dhe familjet, do të fillojmë punën e autopsisë, nekropsisë dhe kthimin e trupave”-tha mjekja.