Kiara duket se po e ndjen largimin nga shtëpia e Big Borther teksa ka vendosur ditën e sotme t’i hap porositë e fundit Luizit.
Ajo e “ka kërcënuar” se nuk do t’ja hap derën nëse i vjen në shtëpi pa fitore, teksa sipas saj nuk e meriton të dal sepse ka persona të tjerë më të dobët.
Pjesë nga biseda:
Kiara: Kur të largohem unë qëndro këtu deri në momentin e fundit dhe lufto. Mos më hajde në shtëpi pa fitur. E kam seriozisht se nuk ta hap derën.
Luizi: Leri këto presione ti.
Kiara: Ky format ka nevojë për njerëz që bëjnë spektakël. Pse Armaldo ishte më i dobët nga disa persona që janë këtu sot e kësaj ditë?
Pse meritoj të dal unë para disave të tjerë që janë këtu? Jo por kështu është loja.