Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur pamje nga Berati për të uruar besimtarët myslimanë me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit.
Në foton e publikuar nga kryeministri është simboli i hënës së ndriçuar në mes të pedonales së qytetit të Beratit, tashmë të transformuar falë Rilindjes Urbane.
“Muaji i bekuar, Berat”, shkruan Rama, në rrjetet sociale.
Fillimi i muajit të agjërimit përcaktohet në bazë të lëvizjes së Hënës, e cila për të gjithë myslimanët në çdo cep të botës përcjell drejtësi, apo një harmonizim për ta kryer sa më të plotë këtë muaj të begatë.
Përveç vlerave shpirtërore e morale, agjërimi ka gjithashtu edhe një vlerë shoqërore shumë të madhe, atë të bashkimit të njerëzve mes tyre dhe kontributit për ata që janë në nevojë.