Babai i ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri është ndarë nga jeta. Nga burgu i ka shkruar një letër prekëse me fjalët e fundit për të, teksa e pyet përse e mori me nxitim rrugën e fundit. Tahiri i shkruan se i bëri dhuratën e madhe duke e bërë burrë ndërsa guxon t’i shkruajë “Të dua shumë”, të cilën s’ja thoshte dot kur e kishte pranë pasi i vinte zor.

“O Ba, si nuk më prite? Me sa nxitim e more këtë rrugën e fundit dreqin. Të ndritë shpirti atje lart! Mua me bëre dhuratën më të madhe ndonjëherë, më bëre burrë.
Dhe rri i qetë andej, mos u mërzit më. Qesh e gëzohu siç bëje këtu me ne. Sa here bëhesha gati po nuk ta thoja dot se më vinte zor, por ja po ta them tani që nuk më degjon më:
Të dua shume Ba! Të duam të gjithë shumë shoku Bashkim. Përgjithmonë!” – shkroi Tahiri.