E reja shqiptare, Klaudia Lata është një prej viktimave të aksidentit tragjik të trenave në Greqi. 21 vjeçarja, kishte lindur në Larisa ku mori nënshtetësinë greke. Ajo ishte studente e shkëlqyer dhe kishte kryer degën e mjekësisë në Shkollën Ushtarake.

Tre ditë para tragjedisë, studentja shkoi në Patra. Prindërit e saj të cilët jetojnë në një fshat të Larisës i kërkuan që të kalonte edhe pranë tyre.

“Ndalu tek ne që të të shohim”-mësohet t’i kenë thënë ata.

Megjithatë 21 vjeçarja teksa kthehej, nuk ndaloi me qëllim që të mbërrinte më shpejt në Selanik pasi donte të pushonte për disa orë për të nisur më pas leximet për provime.