Luiz Ejlli u përlot në studio kur mësoi për sulmin me armë ndaj Top Channel ku mbeti i vrarë roja i sigurisë Pal Kola.

Luizi tha se e njihte Palin dhe se nëse do të ishte ai fiuesi i 100 mijë eurove një pjesë të parave do ta dhuronte për familjen e të ndjerit.

Deklarata e Luizit se e njihte Palin bëri kurioz publikun në të gjithë Sqhipërinë. Takimi i parë mes tij dhe Palit ka qenë mbrëmjen kur Luizi do të hynte në shtëpinë e BBV, pasi qendroi në pritje për të hyrë brenda shtëpisë.

“Ja ishim duke u ngrohur pranë zjarrit”, tha Luizi ndërsa fliste me Arbanën, kur u fut brend shtëpisë ju tha banorëve se ishte jashtë me rojen dhe se ishte burrë i mirë shumë.