Përparimet e Shqipërisë në negociatat e anëtarësimit janë një sinjal shumë i mirë. Kështu deklaroi gjatë një konference për shtyp me Kryeministrin Rama në Berlin, Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz.

Sipas tij, thelbi i negociatave të anëtarësimit është forcimi i sundimit të ligjit.

“Është mirë që anëtarë të rrjeteve kriminale dhe zyrtarë të rangut të lartë në rajon, janë paditur dhe janë dënuar”, vlerëson Scholz.

Kancelari shtoi se Gjermania e sheh Shqipërinë si një partner të besueshëm në arenën ndërkombëtare.