Nëna e Messit, Celia Maria Cuccittini, është shprehur e shqetësuar pas sulmit në supermarketin në Rosario, në pronësi të familjes së Antonela Roccuzzo, gruas së yllit argjentinas. Në sulmin e ndodhur në orët e para të së enjtes, është lënë një shënim kërcënues ku përmendet sulmuesi i Paris Saint-Germain.
“Jemi të befasuar sepse nuk jemi shqetësuar asnjëherë dhe shëtisim nëpër qytet pa siguri dhe asgjë. Faleminderit Zotit nuk ka ndodhur asgjë më serioze. Ne jemi të shqetësuar. Ishte një sulm në supermarketin e prindërve të Antos. Fatmirësisht nuk çoi në diçka më të madhe”- ishin fjalët e Celia Maria për radion argjentinase “La Red”.
Nëna e Messit, e shqetësuar për kërcënimin që i
Sipas raporteve të shtypit local në Rosaario, rreth orës 3 të mëngjesit (me orën lokale) u qëlluan 14 të shtëna para supermarketit ‘Único’, në qytetin e lindjes së Messit. Autorët ishin dy persona në një motoçikletë, të cilët qëlluan në dyqanin i cili ishte i mbyllur, të gjithë plumbat goditën në dyert e hekurit dhe në dritaret e fasadës.
Policia u thirr për të hetuar dhe gjeti një shënim letre me një mesazh që përmend Messin dhe kryebashkiakun e Rosarios, Pablo Javkin.
“Messi, ne po të presim. Javkin është një tregtar droge, ai nuk do të kujdeset për ju,”- ishte shënimi që u gjet në vendngjarje.
Nëna e Messit, e shqetësuar për kërcënimin që i
Bashkiaku Javkin i ka bërë thirrje qeverisë argjentinase për të ndihmuar në krizën e sigurisë në distriktin Santa Fe dhe në qytetin e Rosarios. Atdheu i Messit po përjeton një rritje të dukshme të aktivitetit të trafikut të drogës dhe ka qenë skenë e episodeve të dhunës, përfshirë vrasjet.