Elon Musk ka bërë një parashikim pas zhvillimeve të fundit, ku ish-presidenti Donald Trump deklaroi se ekziston mundësia që të arrestohet në fillim të javës së ardhshme.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, shefi i Tesla shkuan se nëse miliarderi dhe ish-presidenti do të arrestohet atëherë ai do të fitojë me një shumicë absolute në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
Ish-presidenti Donald Trump tha të shtunën se pret të arrestohet në lidhje me hetimin e Prokurorit të Qarkut të Manhattan javën e ardhshme dhe bëri thirrje për protesta.
Çështja ku ish presidenti është implikuar, është ajo me pagesat e paligjshme ndaj pornostares, Stormy Daniels, për të mbajtur të fshehtë një raport intim mes tyre.
Një nga avokatët e Trump tha se pretendimi i tij se do të arrestohet, bazohej në raportimet e mediave se ai mund të paditet javën e ardhshme.
Nëse Trump akuzohet, kjo do të ishte çështja e parë penale e ngritur ndonjëherë kundër një ish-presidenti të SHBA. Do të kishte gjithashtu pasoja serioze që të bëhej kandidat republikan për president në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.