Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë të shkallës Rihter goditi sot pjesën lindore të Papua Guinesë së Re, njoftoi Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC).
Sipas deklaratës, epiqendra e tërmetit ishte 448 km në veriperëndim të Port Moresby dhe në një thellësi prej 200 km, sipas Reuters.