Kryeministri Edi Rama në një reagim në rrjetet sociale thotë se nuk ka parlajmëruar asnjë non grata tjetër, por se thjesht ka kujtuar se politika amerikane nuk është muhabet gjize e byreku siç bëjnë non gratat e Tiranës.
’Nuk kam paralajmëruar asnjë nongrata! Thjesht kam kujtuar se politika amerikane nuk është muhabet leku, gjize dhe byreku siç e bëjnë nongratat e Tiranës, po qasje strategjike që as varet as ndryshon nga retë në pantallonat e gjelave të katundit tonë politik! Normal që vazhdon!’- tha Rama.