Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat të premten, tha se Alibeaj nuk është votuar në asnjë forum të partisë dhe nuk mund të jetë kryetar i PD.

Berisha u shpreh se nuk ka asnjë vendim gjykate që Alibeaj është kryetar partie, ndërkohë që ka një vendim gjykate që Sali Berisha është kryetar partie.

“Ky është një pseudoshtet. Detyrohet të shkruajë kryetar nënkryetar i autorizuar. Nuk ka, ka rregulla të prera statusore. Është një vegël e kapur në krim nga Edi Rama dhe ky është problemi i tij. Nuk ka lidhje me PD-në. Alibasha dhe Alibrava nuk kanë lidhje me PD-në. Janë të dy pengje të Edi Ramës dhe Edi Rama i përdor ata në mënyrën më të pamëshirshme”, tha Berisha.