Sandër Marku nuk është tërhequr nga gara për bashkinë Lezhë. Marku ka konfirmuar se do të jetë kandidat për kryebashkiak nën siglën e PD për zgjedhjet e 14 majit. Në postimin në rrjete sociale ka sqaruar se qëndrimi i tij ka qenë gjithmonë i njëjtë me PD. Marku nuk e kursen ironinë për Sali Berishën, të cilit i referohet si i sanksionuar që strehohet në Partinë e Lirisë.

“Ne cilësinë e Kryetarit te komanduar te Deges së PD-së Lezhe dhe si kandidature per Kryetar Bashkie, kam depozituar prane PD-se Tiranë, dosjen me listen e 41 keshilltareve PD-se!

Nderkohë, ju bej me dije, se un kam qene, jam e do te jem ne unison me qendrimin zyrtar të PD-se se Shqiperise.

Nderkohe ftoj te gjithe antaret e PD-se qe te vijojne te jene tek PD-ja, tek shtepia e tyre 32 vjeçare, tek shtepia e vertete e tyre e mos te shkojne tek streheza provukuese e shtepise se LSI-se apo e PL-se,ku strehohen njerez te sanksionuar nga miqt dhe aleatet tane euroatlantik.

Votoni listen e Keshillit Bashkiak, votoni PD-ne! Te maksimalizojme votat per PD-ne, per ju, e per te ardhmen tone te perbashket. Se shpejti, ditë me të mira do te vijne per te gjithe demokratet e Lezhes dhe te gjithë Shqiperise. Fitore!” – shkroi Marku.