Rafel Leao është një nga lojtarët më të spikatur te Milani dhe kuqezinjtë nuk duan ta humbasin. Paolo Maldini prej kohësh po punon për rinovimin e kontratës me 23-vjeçarin, të cilit i përfundon në vitin 2024.
Gjithsesi situata nuk duket e qetë. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, agjenti i lojtarit, Jorge Mendes, ka pasur së fundmi një takim me drejtuesit e Real Madrid.
Madrilenët e ndjekin prej kohësh portugezin dhe do të provojnë ta afrojnë në verë.