Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, i ftuar në “Tirana Live” është shprehur se opozita e ka firmosur humbjen e vet që kur u nda.
“Opozita e ka nënshkruar humbjen e vet që kur u nda. Dhe kandidaturat do të jenë të markuara politikisht.
Mekanizmi si i zgjodhi Berisha, ishte 100% politik,” tha ai.
Në lidhje me mundësinë e ndonjë largimi të kandidatëve të Berishës drejt Alibeajt pas ftesës së këtij të fundit, Kadilli tha se kjo mund të ndodhë vetëm në zona të vogla lokale, por jo të bashkitë e mëdha të vendit.
Sondazhet parashikojnë një rezultat “katastrofik” për opozitën zgjedhje dhe për Kadilli thekson se 72-88% e liderëve të opozitës refuzohen nga qytetarët, ndërsa Rama i cili ka 10 vitë në pushtet refuzohet me 41%. Sipas tij ky fakt ka të bëjë shumë me atë që pritet të jetë rezultati në zgjedhje lokale.
“Sipas atyre që kam parë unë, konfirmojnë diçka shumë të rëndë. 72-88%e liderëve të opozitës refuzohen nga qytetarët.
Rama ka 10 vite në pushtet dhe refuzohet 41%. I gjithë ky lidership duhet të kuptojnë pse humbëm në 2013.
Nuk përmbyset situata se i mori malli shqiptarët nga ty, jo me jo, shoqëria pret diçka të re.
Shqiptarët kanë 100 mundësi për t’u rritur. Shqiptarët ikin nga vendi se i mërzit dhe Rama, por i dëshpëron dhe opozita”, tha Kadilli.