Gjykata e Apelit është tërhequr për vendim në dhomë këshillimi për tu shprehur për kërkesat për legjitimin e palëve.

Gjatë seancës palët kanë marrë fjalën dhe kërkojnë mos pranimin e grupit tjetër si palë.

“Ne mendojme se eshte marre ne shqyrtim gabim nga shkalla e pare. Nuk duhet te legjitimohej Ivi Kaso ne gjykatën e shkalles së parë dhe gjykata duhet ta refuzonte”, tha Indrit Sefa, përfaqësues i grupit të Alibeajt.

“Gjykata të konstatojë mospranimin e ankimit, pasi gjykata është investuar nga një palë që nuk legjitimohet. Sipas nesh vendimi gjyqësor që e ka lejuar ankuesin është marrë në kundërshtim të ligjit”, tha përfaqësuesi i Rithemelimit Ivi Kaso në kërkesën paraprak.