Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një traget në Indonezi, ku burri ka hedhur gruan e tij nga trageti.
Në videon e kapur nga kamerat e sigurisë, burri duket i qetë teksa i afrohet gruas së tij, të cilës i heq me kujdes çantën dhe më pas e hedh nga trageti.
Për fat të mirë, gruaja ka arritur të kapet në anë të anijet dhe shpëtoi pa lëndime nga kjo ngjarje.
Një shef policie në Indonezi ka thënë se ngjarja ka ndodhur në tragetin Shalem, i cili ishte nisur nga porti Merak me destinacion në Bakauheni.
Ndërkohë, familja e burrit nuk e raportoi ngjarjen dhe tha se këtë e bëri pasi ai vuante nga problemet mendore.