Analisti Baton Haxhiu është shprehur se paralajmërimi që kryeministri Edi Rama ka bërë në Kuvend për një “non-grata” të re, për një figurë të lartë politike në Shqipëri, nuk është një bllof.
“Jo, unë nuk kam informacion. Mendoj një kryeministër që flet për një gjë të tillë, mendoj se e ka një informacion. Zoti Rama e ka informacion se për kë. Logjika politike paralajmëruese nuk mendoj se është një bllof”, u shpreh Haxhiu.
Sali Berisha, i ftuar më herët në emision, u pyet për këtë akuzë dhe shmangu një përgjigje të drejtpërdrejtë duke sulmuar Ramën.
“Degradimi intelektual i një njeriu që është futur në një vorbull që është totalisht i pakallur. U përpoq të mohojë, duke lexuar sipas tij akt-padinë, por e vërteta është se siç e bëri të qartë prokurori amerikan, ata që paguajnë punonjësit e SHBA punojnë kundër interesave të këtij vendi”, u shpreh Sali Berisha.