Në propozimin evropian përshihet edhe asociacioni. Ky nuk është aludim, as interpretim, por pohim i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Edhe pse deri më tani nuk ishte përmendur dhe madje është një ndër ‘kartat’ që po përdor Serbia, Kurti ka pohuar sot në një intervistë për RTK se në nenin 10 të planit evropian përfshihet asociacioni i komunave serbe.
Deklarata e fortë e kryeministrit, Albin Kurti vjen në një kohë kur tensioni i negociatave është i madh dhe sapo është finalizuar kompromisi i Ohrit.
Ai e theu akullin në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke i mbyllur diskutimet nëse ky organizëm, aq shumë i kritikuar dikur nga Kurti, është apo ajo pjesë e marrëveshjes evropiane. Kurti ishte jashtëzakonisht i qartë, duke e pohuar se Asociacioni është pjesë e marrëveshjes evropiane, për të cilën u diskutua edhe në Ohër vikendin që iku.
“Ka asociacion në propozimin evropian. Sepse kjo thuhet në nenin 10.
Ta zëmë po i përmendi dy prej tyre, marrëveshja për kthimin e librave kadestralë, që nuk ka ndodhu as sot e kësaj dite, është marrëveshja numër 5 në rendin kronologjik. Ndërkaq ajo marrëveshja e parë e parimeve, ku 6 pikat e para janë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, është marrëveshja e 16-të, e cila në muajin që vjen i mbush 10 vjet.” – vazhdoi tutje Kurti.
“Unë nuk e mohoj një gjë të tillë…Ka shumë marrëveshje, një thes me marrëveshje që duhet ta trajtojmë me kujdes.” – vazhdoi Kurti.