Në fund të 24 orëve më të egra revolte në historinë e fundit të Izraelit, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu vendosi të fliste në mbrëmje duke shtyrë reformën në drejtësi. Do ishte e vetmja mënyrë që do të mund të paralizonte një grevë e përgjithshme e cila ndaloi çdo gjë të mundshme, duke përfshirë fluturimet.
Fitili për protestat, pas javësh tensioni, u ndez mbrëmjen e së dielës nga shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallant, ‘fajtor’ se kishte kërkuar ndërprerje në procesin e reformës duke ndarë përmbajtjen e tij. Një lëvizje që ndezi, duke nisur nga nata, protestat më të mëdha të ditëve të fundit, që kulmuan pasdite me rreth 100 mijë persona përpara Knesset-it në Jerusalem.
Rreziku që situata të precipitonte në një gjendje të pariparueshme ishte i dukshëm gjatë gjithë ditës dhe për këtë arsye bisedimet brenda mazhorancës qeveritare u intensifikuan, duke qenë se kryeministri duhej në radhë të parë të bindte aleatët rebelë të ekstremit të djathtë, pra kishte një sfidë.
Pas fjalimit televiziv të Netanyahut, sindikata ndërpreu menjëherë grevën, ndërsa opozita tha se ishte e gatshme të pranonte dorën e zgjatur të kryeministrit. Netanyahu duhej të ndërmjetësonte fillimisht me ministrin e tij të sigurisë kombëtare Itamar Ben Gvir (Fuqia hebraike), gati për të hapur krizën qeveritare. Me të – sipas asaj që u njoftua nga vetë lideri i ekstremit të djathtë – pranoi të ndalonte reformën në këmbim të provimit, në seancën e ardhshme të qeverisë.