Dy godina të mbetura nga hoteli ‘Prestige Resort’ do të konfiskohen dhe do t’i kalojnë për përdorim për ccështje sociale Shërbimit Social Shtetëror. Policia së bashku me përfaqësues të këtij institucioni kanë zbarkuar sot në këto ambiente për të zbatuar vendimin.
Kujtojmë se në muajin dhjetor, një godinë e ‘Prestige Resort’ u shemb me tritol. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me forcat e Policisë së Shtetit dhe forcat xheniere, shembi me shpërthim të kontrolluar Prestige Resort, godinën 7 katëshe në vijën bregdetare të Kavajës në pronësi të botuesit të News 24, Irfan Hysenbelliu.
Për këtë operacion, në trupin e objektit forcat xheniere kishin hapur më përpara 730 furnela nga ku u montuan 70 kilogramë tritol si dhe 4 mijë metër linear fitil.