Mbrëmë kemi përjetuar emocione të forta me “Big Brother VIP Albania”.
Edhe këtë herë produksioni na dëshmoi që nuk është në krahun e Luizit, shkruan lajmi.net.
Ai u “kryqëzua” nga opinionistët, vajzat e edhe nga Arbana, pasi kishte prishur lojën e Kiarës e cila duhej të injoronte djemtë, ku Luizi e kishte izoluar në lavanderi, e gjë të cilën ata e quajtën dhunë fizike.
Por një gjë të tillë nuk e mendojnë publiku të cilët kanë “kryqëzuar” Kiarën.
Moderatorja në foton e saj të fundit në ‘Instagram’, ka pranuar komente të shumta fyese.
Ndjekësit e saj nuk e kanë pritur mirë reagimin e moderatores ndaj Luizit.
Në anën tjetër, Luizi ka mbështetjen e një shqiptarie.