Tre persona kanë rënë në prangat e policisë në fshatin Pezë Helmës në Tiranë pas një konflikti me armë zjarri.

Në pranga ranë N. Sh., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”; E. B., 32 vjeç, banues në Pezë-Helmës, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Moskallëzimi i krimit” dhe I. B., 60 vjeç, banues në Pezë-Helmës, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Pas një konflikti për motive të dobëta mes E. B. dhe N. Sh., i cili mbante me vete armë zjarri, ka ndërhyrë babai i E.B., I.B. I cili ka fshehur armën për të shmangur përgjegjësinë ligjore.

Tiranë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Prevention”.
Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë së Komisariatit Nr. 6, parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti me armë zjarri. Vihen në pranga 2 shtetas që u përfshinë në konflikt dhe 1 shtetas tjetër që fshehu armën e zjarrit. Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë dhe 2 krehra me municion luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit për një konflikt me armë zjarri, në fshatin Pezë Helmës, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Prevention”. Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
– N. Sh., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
– E. B., 32 vjeç, banues në Pezë-Helmës, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Moskallëzimi i krimit”;
– I. B., 60 vjeç, banues në Pezë-Helmës, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur parandalimi i konfliktit për motive të dobëta mes shtetasit E. B. dhe shtetasit N. Sh., i cili mbante me vete armë zjarri. Gjatë konfliktit fizik, shtetasit N. Sh. i ka rënë në tokë arma e zjarrit, të cilën e ka marrë shtetasi I. B. (babai i shtetasit E. B.) dhe e ka fshehur për të shmangur përgjegjësinë ligjore.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë me 2 krehra me fishekë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.