Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është duke zhvilluar një takim me ish kryeministrin, Sali Berisha në selinë blu.
Takimi i tyre vjen një ditë pasi KQZ vendosi të regjistrojë grupimin e Alibeajt me logon e PD në zgjedhjet e 14 majit.
Gjatë ditës së djeshme Partia e Lirisë publikoi edhe listën e kandidatëve për Këshillin Bashkiak të Tiranës, teksa konfirmoi se do të mbështesë kandidatët e Primareve për kryetarë bashkie.
Nga ana e tij ish kryeministri Berisha është në negociata me disa forca politike nga krahu i djathtë për të formuar një koalicion për zgjedhjet e 14 majit, ku do të mundë të regjistrojë edhe kandidatët e tij për kryetarë të bashkive dhe këshillave bashkiakë.