Apeli i Posaçëm shqyrton këtë të hënë, ankimin e familjarëve të Ervis Martinajt, mbi sekuestrimin e 34 pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, ndër to, apartamente, toka, aksione kompanish e automjete.

Seanca do të zhvillohet në orën 12:00, ndërsa Prokuroria e Posaçme, në bazë të ligjit antimafia, i ka sekuestruar pasuritë në fjalë, me argumentin se janë krijuar nga aktivitetet kriminale.

Muaj më parë, me urdhër të SPAK u sekuestruan pasuritë e tij dhe familjarëve, pasuri që kapin vlerën e miliona eurove. Vendimi erdhi në kuadër të hetimeve për operacionin “Plumbi i Artë” pas arrestimit të Nuredin Dumanit.

Tre prokurorët e çështjes, Altin Dumani, Dolorez Musabelli dhe Behar Dibra kërkuan sekuestrimin e këtyre pasurive me argumentin se ata nuk e justifikojnë burimin e të ardhurave, kërkesë e cila u pranua nga GJKKO.

Pasuritë e sekeuestruara janë aksione kompanish, toka, prona, apartamente e makina.