Sot Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) vendosi që të regjistronte Partinë Demorkatike të Enkelejd Alibeaj, por për analistin Edvin Kulluri ky ishte një vendim i gabuar.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) vendosi që të regjistronte Partinë Demorkatike të Enkelejd Alibeaj, por për analistin Edvin Kulluri ky ishte një vendim i gabuar. Në emisionin ‘Real Story’ me gazetarin Sokol Balla, Kulluri tha se nuk duhet të ishte regjistruar asnjë nga palët.

“Vendim jo i drejtë, asnjëra palë nuk duhet të regjistrohej, se funksioni nuk mund të delegohet. PD zyrtare është në pamundësi për të ushtruar aktivitetin e saj. PD nuk ka kryetar. Këta duhet të hyjnë në zgjedhje që t’i marrin ato vota Berishës. Celibashi ku tha për mua të jetë Berisha, e ka kuptimin që Berisha është grupim më i madh se pjesa tjetër, kush ka dyshime që Alibeaj është më popullor se Berisha ose duhet të ketë problem shqisor ose mendor. Po kjo nuk e çon përballë Ramës, Berisha nuk i fiton do zgjedhjet përballë Ramës, është më i dobët, e kanë treguar sheshet, 6 marsi dhe 5 zgjedhjet që kemi humbur. Alibeaj ka nxjerrë ca kandidat sikur i marrin nga kafja dhe i kandidojnë”, tha Kulluri.

Nga ana tjetër, nuk ka ndarë të njëjtim mendim me Kullurin, Roland Bejko, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së. Ai tha se pas këtij vendimi të KAS, nis një epokë e re brenda Partisë Demokratike.

“KAS konfirmoi që Berisha nuk e ka PD dhe kjo është ajo që do çelë fillimin e një epoke të re të PD, pas zgjedhjeve të 14 maji”, tha Bejko.
Analisti Skënder Minxhozi tha se problemi në Partinë Demokratike, nuk është vetëm Sali Berisha, por më i thellë. Duke cituar ish presidentin Bamir Topi, Minxhozi tha se problemi është se Berisha ka “klonuar” brenda partisë 100 të tjerë si vetja.

“Garimi me 2 pjesë i PD do i dëmtojë të dyja, shkojnë vota kot. Jam kuriozë të shoh se si PD zyrtare do bëjë fushatë, se Rithemelimi është shumë agresiv. Socialistët po mendojë të largojnë Ramën, po askush nuk thotë të rikthejmë Nanon. Ju e keni kthyer Berishën. E ka thënë Bamir Topi, problemi i PD është se nuk ka ardhur vetëm, por pasi erdhi ka klonuar dhe 100 të tjerë. Të gjithë njerëzit që keni në atë kupolë, duke filluar nga Basha, të gjithë juristët më të mirë të PD u futën të justifikojnë 21 janarin, këto janë akte që të përlyen me shefin e partisë dhe nuk mund të aspirosh sot, me një kontestim të SHBA të thuash do heqim këtë. Sëmundja e PD është më e thellë se e ka të pamundur që të ekzistojë një ditë pa Sali Berishën”, tha Minxhozi.

E ndërsa dilema është “Berisha” apo “Alibeaj”, analisti Frrok Çupi, ka një parashikim më të zymtë. Ai thotë se Partisë i ka ardhur fundi dhe nuk mund të rikuperohet më.
“Edhe pasi fitojnë, i luten Sali Berishës, i thonë “të lutem Sali Berisha”. Nuk është PD, por vetëm njerëz që përdoren, demokratët janë numra që herë i merr njëri dhe herë tjetri. Ky tregtari i madh, i fal ca njerëz Ilir, Ilir gëzohet se po falimenton tregtari i madh Sali. PD do ta shtyjë dhe ca kohë, por nuk bëhet më në këtë jetë PD. Kështu që është e re”, tha Çupi.

Një përgjigje e pati Bejko. “Diçka e re do lind mes gërmadhash”, iu përgjigj Bejko.

Dje Partia Demokratike u bë zyrtarisht pjesë e garës elektorale me kryetar Enkelejd Alibeajn. Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi regjistrimin e PD në zgjedhje duke rrëzuar Ilirjan Celibashin dhe duke pranuar deklaratën solemne me firmë të Alibeajt. Ashtu si KQZ, edhe KAS