Fatbardh Kadilli ka komentuar situatën e opozitës në tërësi dhe për zgjedhjen e Berishës për të prezantuar kandidatët e tij nën siglën e Partisë së Lirisë.

Sipas Kadillit bashkimi mes PD dhe partisë së Ilir Metës nuk ka funksionuar kurrë dhe se ka qenë pikërisht ky bashkim që në 2009 që vrau karrierën e PD-së.

“Asnjëherë bashkimi mes PD dhe PL, nuk ka funksionuar. Vijnë nga origjina të ndryshme politike dhe baza e partisë e ka refuzuar.

Kjo ka prodhuar amoralitet në PD, në momentin që ne në 2009 nuk ishim të zot të përcaktonim shinat politike dhe bëmë koalicion me personin që na sulmonte më shumë, aty vdiq karriera e PD.

Në 2009-2013 imituam LSI dhe u bëmë me keq se ajo. Nëse kthehemi edhe njëherë te ajo, kemi humb totalisht. Sot PD është në kaos dhe degradim të plotë, se ka hequr dorë nga parimet e saj, ndërsa lidershipi bën kalkulime” , tha Kadilli në studion e “Tirana Live”.

Në lidhje me artikulimin e Berishës se ai do të vazhdojë me protestat, për Kadillin ato kanë vlerë vetëm për të treguar se kush është më i forti, por që kjo nuk mjafton sipas tij.