Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur sot që Roland Bejko, njëri prej anëtarëve brenda radhëve të saj, të jetë emri si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë. Bejko përveç anëtar Kryesie mban në PD edhe postin e Sekretarit për Çështjet Vendore në këtë forcë politik.

Më parë Bejko është gjithashtu drejtues politik i PD-së në Qarkun Gjirokastër, ka kandiduar disa herë për deputet, ndërkohë që ka drejtuar për disa vite degën e demokratëve në qytetin e Gjirokastrës.

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme PS zyrtarizoi kandidatët e saj në 61 bashki, ndërsa Sali Berisha i cili i ka nxjerrë kandidatët nga primaret, miratoi listat e kandidatëve për këshilltarë të koalicionit opozitar. Pjesën më te madhe e ka marrë Berisha, ndërkohë që vetëm 240 pozicione kanë shkuar për Metën dhe 20 pozicione për PBDNJ.