Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Alibeaj, është zyrtarizuar edhe kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës.

Burime për mediat bëjnë me dije se nga Kryesia është marrë vendimi që Roalnd Bejko, të jetë kandidat për Tiranën. Roland Bejko u zgjodh me shumicë votash për të kandiduar për bashkinë e Tiranës. Bejko ka marrë 10 vota nga Kryesia. Ndërsa vetë Roland Bejko mësohet se ka votuar Jonila Godolen.

Sa i përket kandidatëve të publikuar deri tani nga PD e Alibeajt, ata janë 17.

Mallakastër- Agron Kapllanaj

Poliçan – Florian Qamo

Kuçovë – Ilirjan Koxhaj

Kamëz – Bilbil Bajraktari

Lezhë – Sandër Marku

Krujë – Sabah Sheta

Dibër – Naim Gazidede

Kurbin- Genc Doçi

Dimal- Dritan Sula

Patos- Pranvera Rizai

Vaut i Dejës- Klomentina Drini

Fier -Eriselda Zotaj Çelaj

Librazhd -Bujar Vreto

Vorë- Ibrahim Bruka

Korçë -Gjergji Gjata

Sarandë- Skënder Muço

Mirditë Mark Ruçi