Nga Mero Baze
Që prej ditës së premte kur Gjykata i hoqi vulën, Sali Berisha ka mbajtur 7 fjalime në publik, me gjithë ato që ai i quan formalisht “forume” të partisë së tij private, duke filluar me Kryesinë, me kandidatët e Foltores, Këshillin Kombëtar, konferenca shtypi me gazetarë etj, ku reciton të njëjtin tekst.
Tani të gjithë këto skenarët me McGonigal, me oligarkun rus, me Edi Ramën, me Yuri Kim , me shpalljen “non grata” dhe në fund humbjen e vulës, i shpjegon me Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibej.
D.m.th. gjithçka që ka ndodhur e kanë bërë këta të dy. Këta i kanë krijuar mundësi McGonogal të vij në Tiranë të korruptohet nga Edi Rama, ti kap këta me pare ruse, pastaj këta të bëjnë sikur dorëzohen me qëllim që në finale, këta të përjashtonin Berishën nga PD dhe ti merrnin vulën me ndihmën e ambasadores dhe Edi Ramës.
Natyrisht që kjo është nga ato diaret mendore të një plaku, ku ti nuk ke çfarë thua. Por dua të them diçka për ata që i rrinë përballë si spektatorë.
Si ka mundësi që asnjë njeri i vetëm, nuk guxon të hap gojën, por nxijnë të gjithë në fytyrë shtrëngojnë dhëmbët, bëjnë gjeste me gjuhën e trupit kundër tij, shikojnë celularët apo i kthejnë kurrizin kur flet, por nuk hapin gojën.
Si ka mundësi që sapo dalin nga takimi me të nuk lënë njeri pa takuar duke u thënë që jemi të vdekur me atë, por s’kemi çfarë ti bëjmë, e dimë që nuk fitojmë gjë, po s’kemi ku vemi dhe para tij rijnë si mumje dhe dëgjojnë gjithë gjërat më alogjike që një qenie mbi tokë mund të dëgjoj në vitin 2023.
Si ka mundësi që u shkon mendja vërtet se mund të vijnë në pushtet dhe quajnë parti një repart ushtarak, ku komandanti i thërret vetëm për ti numëruar nëse kanë ardhur ta dëgjojnë.
Por për asgjë tjetër, por qoftë dhe vetëm për këtë fakt, ajo parti edhe sikur të krijohet sot nga e para dhe të regjistrohet sipas gjithë rregullave duhet nxjerrë jashtë ligjit si një parit enveriste, ku një plak i rrjedhur flet 45 minuta 7 heë në 24 orë, dhe gjithë të tjerët dëgjojnë dhe ikin duke u quajtur kështu debat forumesh.
Si ka mundësi që edhe në ato forume false ashtu siç janë, që nga ajo që e quan kryesi, nga ajo që e quan Këshill kombëtar nga ata që i quan kandidatë, nuk del asnjë njeri i vetëm, qoftë dhe për të bërë dallimin dhe për të thyer paradigmën që ai ka krijuar, se ka mbledhur rreth vetes gjithë idiotët e Shqipërisë, e ti thotë: Më fal, mos na trajto si budallenj, ose të çmendur. Mos dëgjo Edi Ramën që na thotë se jemi të tillë, se nuk jemi.