Ende po kërkoni për sekretin e marrëdhënieve të gjata dhe çifteve të lumtura?
Studiuesit nga Universiteti i Kalifornisë duket se e kanë zbuluar sekretin dhe është e qeshura.
“Zgjidh atë që të bën të qeshësh”, ka qenë gjithmonë këshilla e dhënë për gjetjen e njeriut të jetës.
Dhe në studimin e fundit ku u përfshinë 150 çifte që ishin në një marrëdhënie prej shumë vitesh nga ’89, u zbulua se sekreti i lumturisë së tyre ishte e qeshura.
Çiftet që qeshnin më shumë ishin më të lumtur. E qeshura rezultoi më qetësuese përkundrejt bisedave stresuese dhe intensive, duke çuar në ndjenja më pozitive te partnerët.
“Kur stresi është i pranishëm në një marrëdhënie, çiftet që e marrin me të qeshur jo vetëm që lehtësojnë efektet negative, por janë edhe më të lumtur”, tha profesoresha Sophie Scott, nga University College London.
E qeshura rezulton pozitive në një marrëdhënie pavarësisht moshës.