Silva Caka, sekretare për marrëdhëniet me publikun në Partinë e Lirisë, thotë se opozita do të fitojë më shumë se 31 bashki në zgjedhjet e 14 majit.
Ajo tha se do fitojnë edhe bashki të mëdha, mes të cilave edhe Tiranën, të cilën tha se e kanë të sigurtë.
“Minimumi 31 dhe shumë të mëdha. Tirana është e padiskutueshme. Një nga arsyet pse njerëzit e urrejnë Ramën është Veliaj”, tha ajo.
Më tej Caka tha se Tirana është bërë një zallamahi e madhe dhe se nga 780 miliomë euro taksa të mbledhura nga qytetarët 500 milionë kanë shkuar për PR dhe qejfet e punonjësve.
“780 milionë euro taksa të mbledhura në 8 vite ku 500 milionë kanë shkuar për qejfe të punonjësve, PR dhe paga administrate. Janë shtuar 2 mijë vende pune me kontrata provizore. Janë mbyllur 10 mijë vende pune në sektorin privat. Fryhen vendet e punës në administratë. Veliaj ia ka sjellë në majë të hundës qytetarëve.
Arsimi, çfarë i takon Bashkisë së Tiranës, ngrohja. Me kaq taksa pse nuk është siguruar ngrohja? Po terrenet sportive që nuk u ndërtuan kurrë?
U fol për pyllin orbital, por u krijuar orbita e betonit. Nuk ka njeri që të aksesojë në Tiranë, është bërë e paaksesueshëm, është bërë zallamahi e madhe, gjejnë mekanizma apo shërbime alternative që janë kosto të shtuara”, tha Caka.