Kur duhen edhe thuajse 50 ditë nga zgjedhjet e 14 Majit në degën e ‘Rithemelimit’ në Krujë situata është tensionuar. Një sherr mes kandidatit për kryebashkiak Agron Loka kryetarit të degës së Fushë Krujës Sabah Stafuka ka bërë që ky i fundit të japë dorëheqjen, pas dekadash në krye të kësaj dege.
Në një postim në facebook Stafuka ka thënë se bashkëjetesa është bërë e vështirë dhe nuk po ccon drejt fitores.
“Të nderuar demokratë të Krujës, Fushë-Krujës, Niklës, Thumanës, Bubqit, Malësisë. Dua të shpreh falënderimin për të gjithë ju që kam bashkëpunuar në kohet më të vështira të drejtimit të PD që nga viti 1991 deri sot dhe kurrë nuk jam tradhtuar dhe kurrë nuk ju kam tradhtuar sepse mes nesh ka pasur vetëm një marrëdhënie sinqeriteti dhe besimi. Sot dua t’ju them se kam dhënë dorëheqjen nga të gjitha funksionet drejtuese të PD në Degën Fushë-Krujë. Ky ishte vendimi im më i vështirë që kam marrë në jetë, por kur marrëdhënia dhe bashkëjetesa partiake nuk shkon në favor të bashkimit dhe qëllimit të fitores, e gjykoj të arsyeshme që duhet të bëjë një hap pas sepse demokratët meritojnë me shumë. I juaji, me respekt Sabah Stafuka”, ka shkruar ai në Facebook.