Nata e mbrëmshme duket se nuk ka qenë aspak e qetë për Luizin dhe Kiarën në shtëpinë e “Big Brother VIP”, pasi të dy kanë pasur debate të forta.

Luizi ëhstë ndjerë i lënë pas dore nga moderatorja, teksa i ka thënë asaj se më shumë po kalon kohë me Oltën dhe jo me të, ndërkohë që kjo mund t3 ishte nata e tyre e fundit bashkë, në shtëpinë e “BBVIP”.

Debati:

Luizi: “Po ta përsëris edhe një herë, më the dhe 10 minuta se nuk jam në terezi”.

Kiara: “Hajde ulu pak. E ke seriozisht me këtë skenë që bëre?”

Luizi: “Më the 10 minuta sa të marr veten”

Kiara: “Kush tha 10 minuta?”

Luizi: “Ti the”

Kiara: “ Të marr veten s’ta thashë fare. Nuk të thashë asgjë, as10 minuta asgjë. Nuk folëm asgjë”

Luizi: “Në dhomën e rrëfimit çfarë të kam thënë, harrove?”

Kiara: “Nuk mbaj mend të të kem thënë më prit 10 minuta, seriozisht, gabimi im ndoshta”

Luizi: “Çerek ore?”

Kiara: “Jo nuk mbaj mend të të kem thënë gjë fare, nuk kemi folur fare. Çfarë pate?”

Luizi: “Pasi bërtiti ai kalamani jashtë the kam nevojë për 10 minuta. Ike në dhomën e rrëfimit”

Kiara: “Qëparë? Po”

Luizi: “Unë të prita”

Kiara: “Vjen një zarf nga vëllai i madh…”

Luizi: “Prit, prit se nuk ta kaloj këtu. Dole nga dhoma e rrëfimit, hyre brenda, të kapi gazi çuditërisht, duke qeshur me lot për dy orë aty brenda, dole nga aty, i more të gjithë banorët me radhë për opinionet se si ju duk atyre përveç meje”

Kiara: “Jo..”

Luizi: “Po prit, isha duke pritur kur do vije tek unë, ti i more të gjithë me radhë përveç meje. U ktheve prapë, më kalove para syve dhe vazhdojë duk kërcyer. Unë duke pritur akoma atë 10 minutshin. Tani lind pyetja, kaq e sigurt je që del Olta nesër që po shpenzon kaq shumë kohë me të natë ne fundit?”

Kiara: “Po çfarë lidhje ka se po rri unë me Oltën se do dal unë?”

Luizi: ”Po sepse nuk po rri me mua”

Kiara: “O Luiz, më beso jam ndjerë shumë keq”

Luizi: “Pyetja është shumë e thjeshtë”

Kiara: “Një sekondë të të them diçka, ndodhi ajo që ndodhi, mos e diskuto më atë që se e diskutuam dhe brenda, 10 minuta ta thashë që parë jo tani se më the që të thashë tani. Atëherë u shtrive këtu në krevat?”

Luizi: “Jo!”

Kiara: “Para se të ikja unë me Oltën the që do fle, do të të pres pas mesnate. Luizi më dëgjo, këtu nuk ka vend për këto gjëra, për xhelozia, për inatet e lojës që ke pasur ti. Ka mundësi të më lësh hapësirën time të luaj, të qëndroj siç dua unë? E para kjo! E dyta, si vjen ti hap derën gjithë inat, bën si burrë me namuz dhe më kërkon llogari mua. Jo më dëgjo mos më ofendo kështu tani të çohesh dhe të ikësh. Siç të dëgjova unë ty do më dëgjosh dhe ti mua. Nuk të thashë as që nuk do rri me ty”

Luizi: “Unë të thashë do rrish këtu me mua, natën e fundit se ndoshta nesër nuk je më këtu”.