Një grua në Mississippi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është vënë në pranga nën akuzën e rëndë se vrau në gjaktftohtësi bashkëshortin e saj në shtëpi.
Policia e Lowndes njofton se 28-vjeçarja Kadejah Michelle Broën e qëlloi me një plumb bashkëshortin teksa po ziheshin gjatë një videoje live në rrjetet sociale.
Ngjarja e rëndë u pa drejtpërdrejt nga qindra ndjekës të çiftit që lajmëruan policinë, e cila gjeti në vendngjarje trupin e pajetë të burrit.
Sipas policisë bëhet fjalë për një rast dhune në familje, ku debati i ashpër degradoi në përplasje fizike e më pas deri në përdorimin e armëve të zjarrit.
28-vjeçarja tashmë ndodhet prapa hekurave në pritje të vendimit të drejtësisë për këtë krim të rëndë.