Një hetim i konsorciumit gazetaresk Forbidden Storieszbulon sesi punon Team Jorge, një kompani izraeliane e specializuar në lajmet false dhe ndërhyrjet elektorale.

Taylor Blake dhe emù Emmanuel i tij janë praktikisht dy yje me famë botërore. Miliona njerëz në YouTube dhe TikTok kanë parë videon ku një zog i vrullshëm përmbys telekamerën e influencuesit amerikan në fermën e tij në Florida. Kanë ndjekur me vëmendje Emmanuel kur ka marrë influencën aviare dhe kanë festuar shërimin e tij. Pastaj. Verën e kaluar, drama: në Twitter disa përdorues kanë njoftuar vdekjen e tij me hashtagun#RIP_Emmanuel. Dhjetëra e më pas qindra mesazhe ngushëllimi janë botuar. Fansat e të gjithë botës qenë në zi. Për hir të së vërtetës, emù i qëndron shumë mirë. Ajo që goditi Emmanuel nuk ka qenë sëmundja e rrallë e kafsëhve, por një fushatë dizinformimi. Patsaj kanë qenë rrjetet sociale që kanë dekretuar fundin e tij. Deklarimi i vdekjes së emù ishte në realitet një demonstrim i dhënë nga Team Jorge, një grup izraelian i specializuar në përhapjen e lajmeve false dhe në manipulimin e opinionit publik. Komponentët e tij, ekspertë komunikimi, mburren se mund të ofrojnë lloje të ndryshme shërbimesh, nga shkelja e llogarisë së postës elektronike tek krijimi i profileve false në rrjetet sociale tek ndërhyrjet në fushatat elektorale. Reporterët e Forbidden Stories, një konsorcium gazetarësh investigativë, kanë takuar izraelianët të paraqitur si klientë potencialë dhe kërkojnë një provë të kapacitetit të tyre. Team Jorge mund të përmbyste vërtet rrjetet sociale me lajme false, përshembull duke njoftuar vdekjen e emù? Demonstrimi ka shërbyer se duke përdorur një ushtri me avatarë,domethënë me profile false, Team Jorge mund të gjigantizojë praktikisht çdo lajm dhe kështu pas disa dite bota ka besuar se i ëmbëli emù kishte vdekur. Fushata ka qenë e orkestruar nga një zyrë në lindje të Tel Avivit, në të cilën zakonisht nuk fabrikohen lajme false kaq të padëmshme, por operacione të një shkalle të caktuar, si manipulimet e zgjedhjeve në Afrikë. Mirëserdhët në botën e dizinformacionit.

Hakerimi dhe diskreditimi

Në padijeninë e qytetarëve të të gjithë planetit, ka lindur një industri lajmesh false me një faturim të konsiderueshëm, që prek realitetin e shërbimit të politikanëve, kompanive dhe, nganjëherë, edhe pasanikëprivatë. Sipas një kërkimi të qendrës studimore britanike Oxford Internet Institute, në vitin 2020 në 81 vende janë lançuar fushatat për të manipuluar opinionin publik,sidomos me qëllime politike. Fushatat e dizinformacionit ekzistojnë praktikisht prej shumë kohe, por pas ardhjes së Donald Trump dhe të “fakteve aternative” të tij dijmë sesa mund të jenë efikasë rrjetet sociale kur dëshirohet të kontrollohet me tingëllimën e gënjeshtrave. Më pak të njohur janë mercenarët modernë të dizinformacionit dhe sa instrumenta kanë në dispozicion në epokën e komunikimit pa kufi. Sipas vlerësimit të shërbimeve sekrete të vendeve perëndimore, kompanitë e specializuara në këtë lloj propagande janë nja 60. “Por në tregun botëror hapësira për to është në rritje”, vëren një ekspert i sigurisë informatike që punon për inteligjencën e një shteti perëndimor. Shërbimet e tyre shkojnë nga hakerimi i telefonave në fushatat për të diskredituar kundërshtarët politikë apo në biznes. Nuk janë domosdoshmërisht operacione të paligjshme, por në sektor shikohen mjaft sa të mund të thuhet se lëvizet në kufijtë e ligjshmërisë, shpesh duke e anashkaluar, pikërisht siç bën Team Jorge, grupi izraelian që e ka shtyrë rrjetin të qajë për humbjen e emù Emmanuel. Selia qendrore e Team Jorge është në katin e tretë të një ndërtese të zhveshur në Modiin, një qytezë izraeliane në mes të rrugës midis Tel Avivit dhe Jeruzalemit. Kompania nuk ekziston zyrtarisht, nuk e ka ndonjë uebsajt dhe as ndonjë shenjë në portë. “Qëndrojmë jashtë radarëve”,shpjegon njëri prej tyre.

Një pasdite fundi dhjetori të 2022 njerëzit e Team Jorgepresin dy gazetarët e Forbidden Stories që shtiren si ndërmjetës të një biznesmeni në kërkim të një mënyre për shtyrjen e zgjedhjeve në një vend afrikan, Çadit. Është takimi i parë në prani pas pesë videothirrjeve falë të cilave gazetarët kanë arritur të krijojnë një klimë besimi. “Jorge”, një burrë truplidhur që vesh një këmishë të kaltër dhe një orë dore të trashë, paraqitet si shefi. Pastaj janë edhe vëllai i tij, që quhet “Nick” dhe një tjetër që quhet “Max”. Duket së komponentët e ndryshëm të grupit kanë një të kaluar në shërbimet sekrete. Nga kërkimet e kryera në vijim rezulton se Jorge quhet në realitet Tal Hanan dheështë 50 vjeç. Duket se ka kryer shërbim në forcat speciale e ushtrisë izraeliane për të dalë më pas në vete në vitet ’90, kur themeluar një kompani që operon në sektorin e sigurisë.

Gazetarëve të Forbidden Stories Tal Hanan thotë se ka kryer bashkë me bashkëpunëtorët e tij 33 manipulime fushatash elektorale “në nivel presidencial”, nga të cilat “27 me sukses”. Shton se për zgjedhjet e kësaj natyre çmimi i shërbimit vërtitet rreth 15 milion eurove, edhe pse nuk ka mënyrë për ta verifikuar. Gazetarët pyesin nëse është e mundur të shtyhet vota afrikane, tashmë e afërt. Mund të bëhet, përgjigjen izraelianët. Kostoja: 2 milion në muaj, për një total prej rreth 6 milionësh. Duhet krijuar në tavolinë një event dhe do të shkojnë të jejnë informacione për homologun, motiv për të cilin do të përdorë aksesin ndaj një operatori telefonik lokal, ka mundësi për të interceptuar komunikimet dhe më pas do t’i duhet dikujt në vend për t’i drejtuar avatarët që do të çojnë përpara fushatën e diziniformimit. Për ta manipulimi i një zgjedhjeje duket se është një çështjeadministrimi e rëndomtë. Lënë të kuptohet se kanë ndërhyrë në Nigeri, Trinidad e Tobago dhe në juglindjen aziatike. Në një video promocionale i referohen edhe një sulmi informatik kundër referendumit për pavarësinë e Katalonjës në 2014. Nuk është e mundur të verifikohen pohimet e tyre dhe disa mund të jenë të ekzagjeruara.

Por pas muajsh kërkime, disa pika kyçe janë konfirmuar. Dokumentat në posedim të Forbidden Stories tregojnë se në presidencialet nigeriane të 2015, Team Jorge ka bashkëpunuar me Cambridge Analytica, kompania famëkeqe e konsulencës që ka mbështetur Donald Trump në zgjedhjen e presidentit të Shteteve të Bashkuara në 2016. Në atë kohë në një email të brendshëm, kreu i Cambridge Analytica sinjalizonte vlerësimin e tij ndaj një “kompanie izraeliane për operacionet në koperturë”. Sipas Hanan, është në zgjedhjet që bashkëpunëtorët e saj japin maksimumin, pasi në këto raste lidhin dy zona ku janë ekspertë: mbledhjen e informacioneve dhe influencimin e ngjarjeve. Gazetarëve Tal Hanan i jep një demonstrim të asaj që nënkuptohet, duke hyrë përpara syve të tyre në postën elektronike Gmail e ministrit të Bujqësisë së Mozambikut. Klikim pas klikimi, përshkon profilin sikur ta kishte të vetin, futet në Google Drive dhe shfleton dokumentat e ministrit. Prek vetëm nga larg sesi funksionon, nga pikëpamja teknike, ajo që ka gjithë pamjen e një hakerimi. Ka mundësi bashkëpunëtorët e tij prokurojnë aksesin në rrjetin celular lokal dhe hyjnë në llogaritë nëpërmjet sms të interceptuara. Hacking for hire, hakerues dixhitalë me pagesë.

Një rrezik për demokracinë

Pas disa minutash, Hanan hap aplikacionin e mesazheve Telegram. Edhe këtu duket se lëviz pa probleme në llogarinë e një personi tjetër, kësaj radhe të një vendi tjetër afrikan: është profili Telegram i një këshilltari të presidentit aktual të Kenias William Ruto. Duket se njerëzit e Tal Hanan janë të përfshirë në fushatën e fundit për zgjedhjet presidenciale keniane, që janë zhvilluar në 2022. Hanan rrëmon çatet, thotë “jemi aktivë” dhe pastaj hap një, dukshëm rastësisht. Është midis një këshilltari tëRuto dhe një biznesmeni kenian. Tal Hanan i dërgon një mesazh të rastësishëm: shkruan numrin 11. Në vijim, biznesmeni do t’i konfirmojë që e ka marrë. Industria e dizinformacionit, e populluar nga kompani si Team Jorge, është e rrezikshme për demokracinë, pasi interferon me mundësinë e formimit lirisht të opinioneve dhe ndot konfrontimin e ideve. Në rast se njerëzit nuk arrijnë të informohen apo përhapen sistematikisht informacione false, atëhere zgjedhjet nuk mund të quhen të lira e të pavarura. Jo rastësisht, gazetarët dhe akoma më shumë gazetaret, që bëjnë pyetje jokomode dhe zbulojnë skandale përfundojnë në shënjestrën e industrisë së dizinformimit dhe të përdoruesve të saj. Për shembull, Maria Ressa, gazetarja filipinase nobeliste për Paqen, që me redaksinë e saj ka zbuluar lidhjet e presidentit Rodrigo Duterte me kriminalitetin e organizuar, ka pësuar fushata të ndryshme shpifëse dhe për këtë ka filluar të dalë nga shtëpiaduke veshur gjithmonë jelekun antiplumb. Në2017 gazetarja indiane Gauri Lankesh, që kundërshtonte përhapjen e lajmeve false, është vrarë për punën e saj.

Ghada Oueiss, një prezantuese libaneze e Al Jazeera, kagjetur në internet foto të saj në bikini në një vaskë hidromasazhi. Pamjet, që dikush ia kishte vjedhur nga telefoni i burrit të saj, janë ndarë qindramijëra herë. Një të premte fundi janari të këtij viti, në një rifuxhio e Davosit në Zvicër, duke parë malet me dëborëqë i shërbejnë si sfond Forumit Ekonomik Botëror, Oueiss komenton:“Nuk do ta harroj kurrë këtë moment”. Më 9 prill 2020 një llogari Twitter e sapo hapur botoi foto ku shikohet duke tymosur, pirë alkool dhe më pas të bëjë hidromasazh. U shfaqën më shumë se 1500 tweet në të cilat Oueiss etiketohej si “putanë” dhe “buçe”. “Mendoja:tani kanë fotot e mia, cila do të jetë lëvizja e ardhshme?”,rrëfen prezantuesja televizive, që në të kaluarën ka kritikuar shtëpinë mbretërore saudite. Nga kërkimet e “Die Zeit” ka dalë se ka mundësi që një princ saudit i është drejtuar një kompanie nga Emiratet e Bashkuara Arabe e specializuar në hakerime dhe në një rrjet amerikan influencuesish, duke infiltruar më parë celularin e Oueiss dhe më pas duke i shpërthyer kundër një shitstorm, një furtunë mediatike. Sot FBI po heton mbi këtë rrjet influencuesish.

Instrumenta të avancuara

Tal Hanan dhe Team Jorge i tij kanë kaluar tashmë më tej. Kanë programuar platformën për të këvizur në rrjet sipas qejfit. Quhet AIMS, akronimi i Advanced Impact Media Solutions (Zgjidhje Mediatike me Impakt të Avancuar),një emër i padëmshëm por që fsheh një instrument distopik manipulimi. Izraelianët i tregojnë gazetarëve programin, që me pak klikime mundëson të krijohen avatari të pajisur me emër, qytete, dhe ditëlindje. Në harkun e pak sekondave hapin llogari sociale me foto dhe profile Amazon të lidhur. Në total, siç e tregon ekrani, Team Jorge ka në dispozicion dhjetëramijëra avatarë dhe mund të vendosë se kush dhe kur do të botojë lajme, vlerësime apo kritika dhe kur do të nisë një furtunë balte nga mijëra llogari. Është folur shpejt për fushata të supozuara të kryera në rrjetet sociale nga ushtri botesh, të cilave deri më tani u shikohen vetëm rezultatet. Prapa kuintave qëndronte fshehur. Për herë të parë, falë prezantimit të Tal Hanan, kemi hedhur një shikim në sallat e makinave të një industrie në të cilin e vërteta është e negociueshme dhe ideologjitë janë një mall. Në njërin prej takimeve, Team Jorge tregon llogarinë false të një gruaje, me shumë karta krediti dhe bitcoin. Izraelianët rrëfejnë se i kanë dërguar nga llogaria e tyre Amazon një pako plot me sex toys, shoqrëuar nga një mesazh dashurie, një politikani. Gruaja e këtij të fundit e ka hapur, ka përzënë nga shtëpia burrin dhe historia ka përfunduar në të gjitha gazetat. Duke ndjekur gjurmët e avatarëve të përdorur në fushatën mbi emù që Tal Hanan na e ka treguar, arrijmë në fushata të tjera. Duket se llogaritë e Team Jorge kanë sulmuar një kompani që huazon jahte, që janë rreshtuar në favor të bërthamores në Californiadhe që janë përfshirë me fushatën elektorale senegaleze dhe, sipas thënies së Hanan, platforma AIMS ju është shitur disa agjencive të inteligjencës. Nuk është rastësi nëse ato që i ofrojnë këto shërbime janë kompani izraeliane, saudite apo emiratase.

Në këtë rajon informacioni dhe disinformacioni takohen shpesh dhe qeveritë vendore lënë hapësira të mëdha manovrimi kompanive informatike. Vite më parë kreu i qeverisë izraeliane Benjamin Netanyahu thoshte se “veteranëve të ushtrisë dhe të shërbimeve sekrete u është premtuar të jetojnë në vete”. Siguria informatike është “si një armë”, nga ku përfiton edhe shteti. Nuk befason se kur gazetarët e kanë pyetur të komentojnë rezultatet e investigimit, Hanan është përgjigjur se kishte nevojë “për një autorizim nga autoritetet e presupozuara”. Çdo “botim i të dhënave personale” që kanë të bëjnë do të ishte një shkelje e “normativave kombëtare për sigurinë”. Hananmohon çdo paligjshmëri dhe edhe një person tjetër i grupit thekson se e ka respektuar gjithmonë ligjin. Në rast se Hanan po bllofon apo në bashkëpunohet efektivisht me autoritetet e Izraelit nuk është e qartë. Në Europë situata është ndryshe: ka më shumë rregulla, një vigjilencë më të fortë dhe një opinion publik shumë kritik. Për shembull,Cambridge Analytica ka qenë objekt për një shqyrtim kaq të hollësishëm dhe të vëmendshëm që në fund është detyruar të mbyllet. Në rastin e Team Jorge nuk e dijmë se çfarë do të ndodhë: hakerimi është i paligjshëm edhe në Izrael dhe, falë investigimeve gazetareske, ka prova video sesi vepron kompania e tij. Prandaj Hanan mund të përfundojë në bela, por për industrinë e dizinformimit nuk do të jetë goditja finale: sektori është plot me kompani të gatshme t’i zënë vendin Team Jorge. Duke parë mundësitëe ofruara nga teknologjia në të ardhmen “nuk do të mund t’i besohet asaj që shikohet apo dëgjohet”, paralajmëron Gabi Siboni, ish komandant i ushtrisë izraeliane dhe konsuëent i qeverisë në lëmin e sigurisë informatike. “Kemi përpara një të ardhme të frikshme”.

(nga Die Zeit)

Përgatiti: Armin Tirana