Presidenti Bajram Begaj, ka uruar ‘8 Marsin”, Dita Ndërkombëtare e Gruas. Në një status në “Facebook”, Begaj shprehet se gratë janë shtylla që mbajnë në këmbë familjet dhe çojnë përpara shoqërinë.

STATUSI:

Gratë e mrekullueshme të këtij vendi, janë shtyllat që mbajnë në këmbë familjet dhe çojnë përpara shoqërinë. Nderimi dhe falenderimet për to janë për të gjithë jetën!

Unë dhe Armanda ju përcjellim të gjitha grave shqiptare urimet më të mira në këtë ditë!

Gëzuar Ditën tuaj nëna, motra, bija!