Sali Berisha tha sot se Yuri Kim dhe McGonigal donin që ai të jepte dorëheqjen por sipas tij dështuan pasi PD do t’i fitojë zgjedhjet.

“Këtë mendonte binomi Rama-Yuri Kim dhe McGonigal. Por unë ju thashë që dështuan dhe që do marr pjesë në zgjedhje dhe do të fitojë Partia Demokratike. Do të marrin përgjigjen e merituar të gjitha përpjekjet anti demokratike, anti kushtetuese dhe anti shqiptare”, thotë Berisha.

Sipas Berishës opozita do ta mundë Edi Ramën në zgjedhje përmes një koalicioni shumë të gjerë politik.

“Diskutimi bashkërendimi për të shkuar drejt fitores. Edhe koalicionet janë në disktutim. Në rrafshin politik koalicioni do të jetë shumë i gjerë. Në rrafshnin elektoral janë duke u marrë ekspertët më të mirë zgjedhorë. Opozita do ta mundë Edi Ramën”, tha Berisha.